Zëvendës kryeministri për cështje europiane Bujar Osmani ka vlerësuar pozitiisht takimin me Andreas Gis, Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Zhvillimor në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Berlin.

“Duke e patur parasysh mbështetjen politike dhe financiare për zhvillimin e Maqedonisë, Gjermaninë e konsiderojmë si vend mik dhe partner shumë të rëndësishëm në aspiratat tona evropiane dhe euro-atlantike. Kjo mbështetje sot u dëshmua edhe në takimin me Andreas Gis Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Zhvillimor në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Berlin”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në facebook

Global