Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolovski, sot vizituan projektet e suksesshme të realizuara me mjetet e IPA-s, edhe atë komponenti nr.5 IPARD 2007-2013, pajisja dhe modernizimi i laboratorisë Fitosanitare, në Institutin e Bujqësisë.

Mjetet e IPARD 2007-2013, janë paraparë për zhvillimin rural dhe avancim në bujqësi, si një prej komponentëve të IPA-s, kanë shkallë më të ulët të shfrytëzuar të këtyre mjeteve prej gjithsej 11,1 milion eurosh. Me atë që niveli i shfrytëzuar të këtyre mjeteve është vetëm 27% që është i ulët” – theksoi Osmani gjatë vizitës.

Ai shtoi se përkrah rezultateve të ulëta, laboratoria Fitosanitare të cilën e vizituan sot së bashku me Ministrin për Bujqësi Nikollovski është projekt i realizuar me sukses, ku qartë mund të vërehen përfitimet nga realizimi i suksesshëm i mjeteve të IPA-s, thuhet në kumtesë.

“Rreth 2 milion euro, të holla të taksapaguesve nga vendet anëtare të Unionit, janë shpenzuar në pajisjen, trajnime, modernizimin e procedurave, rritjen e efikasitetit etj. Ky laborator jo vetëm që u bë më i miri në vend, por është edhe njëra nga më të mirët në rajon”, theksoi Osmani.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se pikërisht për këto përfitime, ai si koordinator Nacional i IPA-s përgjegjës për koordinim dhe mbikëqyrje të mjeteve të IPA-s, por së bashku me ministrin Nikolovski, përgjegjës për realizimin e projekteve të financuara nga IPARD, në periudhën e ardhshme, do ti përkushtohen ndryshimit të kësaj gjendje. Sfidat që u identifikuan gjatë realizimit të mjeteve të IPA-s në IPARD, tani më janë pjesë e raportit të statusit rreth gjendjes së mjeteve të IPA-s, dhe të njëjtat do të adresohen në Master planin e ri për reforma në strukturën e IPA-s.

“Në Master planin e ri të IPA-s do të parashohim masa dhe aktivitete për tejkalimin e sfidave dhe për avancimin e fuqisë apsorbciale të vendit nga IPA ku do ti shmangim edhe pengesat për realizim më efikas të të njëjtave”, theksoi Osmani, duke shtuar se suksesi i apsorbimit të mjeteve të IPA-s mbetet prioritet kyç jo vetëm i Sekretariatin për Çështje Evropiane, por edhe për Qeverinë në përgjithësi.