Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani.

Siç transmeton Telegrafi, numri një i stolit kuq e zi, ka deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij ka bërë gabime në mbrojtje.

Sipas tij në ndeshjen e radhës skuadra do të ndryshojë pasi Shkëndija mundohet të bëjë prezantim dinjitoz.

“Kemi bërë gabime në mbrojtje. Milani si me përvojë pati mundësi t’i shfrytëzojë këto gabime dhe doli ky rezultat. Përveç gabimeve në mbrojtje, psikologjia e lojtarëve ishte e dobët. Atmosfera e lojës ndoshta ka krijuar frikë. Në Shkup do të mbrohemi që të prezantohemi më mirë. Shkëndija mundohet për prezantim dinjitoz. Do të ndryshojmë për lojën e ardhshme. Këto ditë do të shohim ndryshimet”., deklaroi Osmani.

Ndeshja e kthimit Shkëndija-Milan do të luhet më 24 gusht në Shkup