Pas shumë zërave rreth të ardhmes së Divock Origit, duket se gjërat kanë filluar të definohen.

Belgu do të qëndrojë te Liverpooli dhe do të jetë zëvendësuesi i artë i Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman i ka thënë lojtarit se beson tek ai dhe se është shumë i nevojshëm për Reds për aq sa është në fushë.

Për sulmuesin ka shfaqur interesim serioz Tottenhami.

Në sezonin e kaluar Origi kishte shënuar shtatë gola.