Në mbledhjen e sotme, Këshilli gjyqësor vendosi për ndryshimin e orarit të punës për gjykatat e vendit, dhe sipas këtij vendimi, nga dita e hënë, 4 shtator, gjykatat do të fillojnë me punë në ora 7:30 dhe do të përfundojnë në ora 15:30, si ndryshim për orarin e deritanishëm nga ora 8:30 deri në ora 16:40.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, pas mbledhjes kumtoi se për orarin e ri të punës janë deklaruar edhe të punësuarit në gjykata dhe shtoi se Këshilli do të ndjekë se si ky ndryshim do të ndikojë në efikasitetin e gjykatave.

“Të punësuarit në gjykata, gjykatësit dhe administrata e gjykatave, pa asnjë hamendje u shprehën se orari i punës me fillim nga ora 7:30 është më i mirë për to. Ne e respektojmë atë verësim të tyre dhe tani, do të ndjekim në vazhdim se si ky ndryshim do të ndikojë në efikasitetin e punës së gjykatave në vend”, tha Karaxhovski.