OKB kërkoi sot “ndërprerjen” në luftimet kundër xhihadistëve të grupit Shtetit Islamik (ISIS) në Raka për t’i mundësuar civilëve largimin nga ky qytet sirian.

Forcat demokratike siriane (FDS) – aleanca arabo-kurde e mbështetur nga SHBA kanë larguar xhihadistët nga 60 për qind e qytetit, nën kontrollin e tyre që nga viti 2014. Por OKB vlerësoi deri në 25.000 numrin e civilëve ende të pranishëm në qytet.

“Është tashmë koha për të reflektuar rreth mundësive, ndërprerjeve të luftimeve, që mund të lehtësojnë largimin e civilëve”, deklaroi Jan Egeland, kreu i grupit të misionit humanitar të OKB për Sirinë, gjatë një konference shtypi në Gjenevë, përcjell Atsh.

Banorët në Raka janë zënë peng në labirintin e vdekjes ku ata janë nën valën e zjarrit e të gjithë anëve”, vlerësoi sot “Amnesty International”, ndërsa numri i civilëve të vrarë në sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar ku bombardimet e FDS vijojnë të rriten si numër.