Asociacioni i hotelierëve të Maqedonisë kërkon nga institucionet kompetente masa më të rrepta dhe kontrolle të shpeshta ndaj taksi kompanive. Kjo për shkak të ankesave të mëdha të turistëve, sipas të cilëve pjesa më e madhe e vozitësve të taksive refuzojnë të vozitin nëpër relacione të shkurta, paguajnë shumë më shumë se çmimet e rëndomta, vozisin pa matës të kyçur, nuk japin fatura fiskale ose nuk kanë të vendosura etiketat e nevojshme.

Çdo kompani duhet të përcaktojë një ngjyrë, duhet të jetë një ngjyrë që mos të jenë të ndryshëm. Duhet të ketë shenja për transportin dhe shenjë për çmimin fillestar dhe sa kushton 1 kilometër. Kjo të jetë e dukshme dhe transparente që mysafiri të mos hutohet. Shpesh kemi ankesa tek ne për atë se dikush paguan 600 e dikush 400 denarë – deklaroi Kërste Blazheski, kryetari i HOTAM.

Nga komuna e Ohrit thonë se në këtë drejtim vetëm gjatë muajit në korrik janë vërejtur rreth njëzet shkelje.

Për fat të keq, janë ngritur shtatë padi kundër-vajtëse. S’mundem secilën ta sqaroj veç e veç, por bëhet fjalë për shkelje të kompanive dhe vozitësve, siç është mungesa e dokumentacionit, licencës dhe matësve joadekua – tha Tome Xhamtoski, zëdhënës në komunën Ohër.

Përfaqësues të kompanive të taksive nuk deshën të prononcohen publikisht rreth çështjes në fjalë. Ndërsa prapa kamerave thonë se kjo është periudha e vetme e vitit që të fitojnë diç më tepër. Pranojnë se ka kolegë të tillë të cilët gjatë sezonit veror nuk i vozisin banorët lokal ndërsa mysafirëve nga jashtë u paguajnë çmime më të larta./alsat-m