Në opinion çdo ditë e më shumë ngritet dilema se vallë çfarë kandidat po përgadisin partitë politike për zgjedhjet e caktuara në tetor të këtij viti. Disa zëra, thonë se ish i akuzuari i Hagës, për krime lufte, Johan Tarçullovski po përgatitet të kandidojë për perfekt komune.

Emri i Tarçullovskit lakohet si një ndër kandidatët për kryekomunar të Komunës Kisella Voda, kurse paraprakisht është përmendur edhe Komuna Butel.

Tarçullovski është personi i vetëm i dënuar për krime lufte, të cilin, Tribunali i Hagës e dënoi me 12 vjet burgim për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile, përkatësisht, për vrasjen e 10 shqiptarëve në fshatin Luboten.

Gjyqtari Patrik Robinson pati deklaruar se Tarçullovski ishte dënuar në mënyrë korrekte për sulmin në fshatin Luboten.

Në sulmin në Luboten, në gusht të vitit 2001, ishin vrarë 10 civilë shqiptarë. (INA)