Shtohet lista e ekipeve që dëshirojnë shërbimet e Stevan Jovetic. Sipas “L’Equipe”, skuadra e fundit që ka shfaqur interes për sulmuesin nga Mali i Zi është Marseille.

Klubi francez mendon të derdhë në arkat e zikaltërve 15-20 milionë euro për 27-vjeçarin, për të cilin ka kërkesa edhe nga klube të Premier League.

Alternativë tjetër për Marseille është edhe Carlos Bacca i Milanit.