Jan Oblak është i gatshëm që të largohet nga Atletico Madrid, por jo gjatë kësaj vere

Portieri slloven, Jan Oblak e ka konfirmuar se do të qëndrojë këtë sezon në Atletico Madrid, por vitin tjetër nuk është i sigurt.

“Unë jam lojtar i Atleticos dhe do të jem deri në fund të këtij sezoni. Pastaj nuk e di, do të shohim”, tha Oblak për Marca.

“Ju kurrë nuk e dini. Nganjëherë gjërat ndryshojnë nga dita në ditë. Për momentin mund të flas vetëm për Atleticon, ku jam shumë i lumtur”, vazhdoi ai.

“Unë gjithmonë kam thënë se do të qëndrojë edhe për një sezon. Shpresoj se do të kemi vit të suksesshëm”, tha në fund ai.

Oblak u kërkua me ngulm këtë verë nga PSG, ku pritet të transferohet sezonin e ardhshëm.