Numri i të lënduarve në sulmet terroriste dje në Barcelonë dhe Kambrils arriti në 126 persona, ndërsa 17 prej tyre ndodhen në gjendje kritike, njoftoi agjencia katalonjase për mbrojtje civile në Tuiter.

Tani për tani është konfirmuar se 14 persona e kanë humbur jetën pasi dje pasdite një furgon u përplas me këmbësorë në rrugën më të popullarizuar turistike në qendrën e Barcelonës, Las Ramblas.

Në sulmin terrorist në Barcelonë u lënduan 120 persona, ndërsa 61 ende janë të hospitalizuar. Shtatëmbëdhjetë prej tyre ndodhen në gjendje kritike, ndërsa 25 kanë marrë lëndime më të rënda. Tek të tjerët janë konstatuar lëndime “të lehta” ose “më pak serioze”.

Në sulmin në Kambrils, i cili është kryer tetë orë më vonë, janë lënduar gjashtë persona, ndërsa katër janë mbajtur në mjekim spitalor. Tre prej të hospitalizuarve ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.