Xhaka e Mustafi po e presin me entuziazëm fillimin e sezonit të ri në Premierligë.

Arsenal nesër do të startojë kampionatin e ri në Premierligë dhe dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, mezi po e presin këtë.

 Që të dy kanë qenë aktiv në rrjetet sociale, ku kanë shkruar se nuk po i pritet për fillimin e sezonit të ri.

“Ndjenja kur është vetëm edhe një natë tjetër për të fjetur deri në fillimin e Premierligës me Arsenalin”, ka shkruar Mustafi në llogarinë personale në “Facebook” teksa shihet edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka.

“Përfundon stërvitja e fundit, nuk po më pritet për nesër”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjetet sociale.

Arsenali para shikuesve të vetë të premten, me fillim në ora 20:45, do të pres Leicester Cityn.