PSG-ja e ka mposhtur 3:0 Saint Etiennen në “Parc des Princes”.

 Paris Saint Germain ka regjistruar edhe fitoren e katërt në Ligue 1, pasi në xhiron e katërt e mposhti 3:0 në “Parc des Princes” skuadrën e Saint Etienne, shkruan Gazeta Express.

Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar, nuk arriti të shënojë gol në këtë ndeshje, por argëtoi tifozët me driblimet e tij magjike.

Edinson Cavani në minutën e 20’të nga penaltia e 88’ nga loja e hapur si dhe Thiago Motta në minutën e 51’të shënuan për fitoren e PSG-së që ka grumbulluar 12 pikë pas katër ndeshjeve.