Manchester Unitedi e ka mposhtur 2:0 Leicester Cityn në “Old Trafford”.

Tri ndeshje, tri fitore – nëntë pikë, këto janë statistikat e Manchester United në Premierligë deri më tani këtë edicion, shkruan Gazeta Express.

Të besuarit e Jose Mourinhos janë duke dhuruar spektakël në këtë fillim të sezonit, të cilët rrëmbyen edhe tri pikë të tjera, duke e mposhtur 2:0 Leicester Cityn në “Old Trafford”.

I riu Rashford (70’) dhe Fellaini (82’), shënuan për fitoren e ekipit të Jose Mourinhos që në tri ndeshjet e para në Premierligë ka shënuar 10 gola, ndërsa nuk ka pranuar asnjë.