“Masat të ashpra do të ndërmerren kundër azilkërkuesve që bëjnë pushime në vendin e tyre të origjinës,”.
Ky ishte paralajmërimi i kancelares gjermane Angela Merkel, në një intervistë, ku rikonfirmoi gjithashtu se nuk ishte penduar për politikën e dyerve të hapura” ndaj refugjatëve.
“Pushimet në vendin ku je duke u përndjekur nuk janë normale” tha ajo në një intervistë me gazetën “Welt am Sonntag”, duke shtuar se kjo mund të jetë një arsye për të anuluar azilin.
Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për azilkërkuesit që kthehen në vendet e tyre për “pushime”, skandali ka qenë në qendër të raporteve të medias gjermane.
Gazeta “Die Welt” njoftoi fillimisht vitin e kaluar se kishte zbuluar raste kur azilkërkuesit udhëtonin në vende të tilla si Siria dhe Afganistani për një kohë të shkurtër përpara se të ktheheshin sërish në Gjermani.
Martin Retsch, përfaqësues i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), tha se kjo nuk ishte dhe e aq “e përhapur”.
Megjithtë, zhurma e madhe ne media mbi këto raporte, është një tregues i tensioneve që kanë pushtuar Gjermaninë si rezultat i fluksit të refugjatëve.