Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka thënë se nuk ka pasur kontakt me Monacon për Andrea Belottin.

Klubi i principatës së Monacos pritet që të shesë Kylian Mbappen te Parisi për shumë prej 180 milionë eurosh dhe Belotti është zëvëndësuesi ideal i përfolur në media.

“Nuk ka pasur kontakt. Unë kam thënë se dua ta mbaj dhe nuk më intereson se çka të flitet”.

“Unë nuk pres asgjë nga ditët e fundit të afatit kalimtar, sepse s’ka shumë kohë”, u shpreh Belotti.