Patric Schick ka kaluar suksesshëm vizitat mjekësore. Pas problemeve në fillim të verës, që kanë prishur marrëveshjen me Juventusin, futbollisti iu nënshtrua një kontrolli komplet që do t’i mundësojë nesër rifillimin e aktivitetit sportiv normal.

“Djaloshi është i shëndetshëm, dhe problemi është kapërcyer. Nga nesër do të nisë stërvitje, nuk ka asnjë problem. Çertifikimi do të vijë në ditët e ardhshme, djaloshi nuk do të duhet të bëjë kontrolle të mëtejshme”, deklaroi mjeku i skuadrës së Sampdoria, Baldari.

Konfirmimi pozitiv nga ana e mjekëve sipas telesport rikthen sulmuesin në qendër të merkatos, me Interin në vijë të parë, i gatshëm të investojë një shifër rreth 30 milionë euro.