Është publikuar më në fund projekti më i ri i reperit Stresit.

Te “Më fal 2” ai nuk  vjen më në bashkpunim me një këngëtare femër, por mashkull. Ai është Anxhelo Koçi të cilin Stresinjo e ka përzgjedhur të jetë pjesë e vazhdimit të një prej hiteve të tij më të suksesshme, siç është kënga “Më fal”.

Edhe në këtë projekt të ri muzikor reperi shqiptar shfaqet më i dashuruar se kurrë. Pak kohë më parë mediat online publikuan disa fotografi të tij dhe ish-partneres së tij, për të cilën Stresi deklaroi se ajo vajzë ishte dashuria e jetës së tij.

Nuk e dimë nëse këtë këngë ai ia ka kushtuar pikërisht ish të dashurës së tij, por që ajo do të jetë një nga këngët  “in” të kësaj vere kjo është pak por e sigurt.