Zyrtarët e një studioje fotografimi në Sichuan të Kinës i kanë detyruar punonjësit të pinë ujë nga guaska e tualetit, sepse nuk e kishin kryer punën si duhet.

Nëse do të refuzonin ndëshkimin bizar punëtorët do të pushoheshin nga puna dhe nuk t’u jepej paga, transmeton Telegrafi.

Nuk është bërë e ditur nëse ata kanë bërë ndonjë gabim, apo thjesht nuk ishin efektiv sa duhet në obligimet e tyre.

Për shkak të këtij detyrimi, njëra nga punonjëset ka thënë se ka pasur dhimbje barku, ndërsa ka vjellur gjithë çfarë ka ngrënë.