Një rast i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku gati e gjithë vija bregdetare brenda në qytetin e Vlorës është ndotur nga derdhjet e karburantit nga një anije e ankoruar në port.

Raportimet nga terreni thonë se bëhet fjalë për një gjatësi prej më shumë se 3 kilometra vijë bregdetare, pjesë ku shtrihet dhe projekti i famshëm “Lungomare”.

Denoncimi në redaksinë e neësbomb.al, thotë se në të gjithë pjesën e “Lungomare” në qytetin e Vlorës ishte e pamundur të hyje në det për shkak të nivelit të lartë të ndotjes.

Vlen të përmendim që ky rast i ndotjes së detit në jug të Shqipërisë, nga anijet është i përsëritur dhe më herët është aluduar për anije greke që e bënin këtë veprim me dashje.

Ndërkohë për ngjarjen e sotme do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë shkakun e vërtetë të kësaj katastrofe mjedisore në plazhin e Vlorës.