Aktori dhe njëkohësisht edhe prezantuesi i njohur, Ermal Mamaqi, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, se cili do të jetë edhe i ftuari i parë në sezonin e ri të “Xing me Ermalin”.

Pikerisht përmes këtij postimi në Facebook ai ka bërë të ditur, se i ftuari i parë në nisjen e sezonit të ri do të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Saimir Tahiri i ftuar ne sezonin e ri te “Xing me Ermalin”. Beni pyetjen tuaj! Pyetja do të lexohet me emrin tuaj ne emision,”- shkruan Mamaqi në postimin e tij.