Është pranuar oferta nga data 3 korrik të këtij viti e kompanisë ndërtimore Beton sh.a. Shkup për rikonstruimin e rrugës shtetërore P2133, aksi Ropalcë-Mateç-Likovë, kumtoi sot u.d. drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) Zoran Kitanov, përmes shërbimit qeveritar për informim.

Çmimi i dakorduar me TVSH të përfshirë arrin 106.490.436, 51 denarë.

“Kryerësi obligohet pas lidhjes së marrëveshjes t’i kryejë punët e ndërtimit, si dhe t’i evitojë të gjitha mangësitë e aksit të paraparë për rikonstruim. Periudha kohore të cilën e përfshin marrëveshja është 40 muaj nga dita e nënshkrimit të saj, duke përfshirë edh shkurtime apo vazhdime të mundshme në pajtim me kushtet e veçanta dhe të përgjithshme të Marrëveshjes”, thuhet në kumtesë.