Sipas rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit është konstatuar se uji në qytetin e Tetovës ËSHTË I PASTËR DHE PËR PIJE.
Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08).
Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije.
Me respekt,
NPK “TETOVA” Tetovë.