Elegante, ekstravagante e glamuroze. Janë këto tri elemente që gjithmonë i gjejmë në dukjen e këngëtares Nora Istrefi.

Ajo mund të shndërrohet në një “cool mama”, në një “sexy beast” e më pas në një zonjë të vërtetë në vetëm brenda pak orësh.

Këngëtarja e cila po ashtu është edhe dizajnere e modës ngase ka përfunduar shkollimin universitar në këtë fushë, eksperimenton me dukjen e saj në mënyrë konstante.

Nga një palë atlete Gucci e kapele të stili reagge si Bob Marley, ajo është veshur në një kostum me ‘pepito’ material, që e nxjerrë në pah shumë bukur trupin e saj elegant.

Nora ka publikuar këtë fotografi në profilin e saj në Instagram, ndërsa kaq elegante ka kohë që s’e kemi parë.