Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) kumtoi se është njoftuar për Altvendimin e nënshkruar për shpallje të Zgjedhjeve lokale nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe se pret që dokumenti t’i dorëzohet dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

“Pas publikimit të Aktvendimit për shpallje të zgjedhjeve lokale në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të mbajë seancë në të cilën do të miratohet Kalendari – afateve me të cilin do të konfirmohen aktivitetet zgjedhore dhe afatet për zbatim të tyre, me ç’rast do të fillojë zbatimi i zgjedhjeve lokale”, njofton KSHZ-ja dhe shton se në kohë do të informojë për marrjen e të gjithë aktiviteteve për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve.