Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Koxias nesër do të  qëndrojë për një vizitë njëditore në Shkup, njoftoi sot  MPJ-ja zyrtare greke.

Në njoftim thuhet se Koxias do të takohet me kolegun Nikolla Dimitrov, ku do të ketë edhe bisedime më të zgjeruara, ndërsa më pas edhe deklaratë të përbashkët për mediat.

“Ai më pas do të  pritet nga presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendërkyeministri për  çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe do të takohet me përfaqësuesit e partive parlamentare, informoi MPJ-ja greke.