Shikuesit e emisionit “Mirëmëngjesi Britani” mbetën gojë hapur këtë mëngjes pasi ata u takuan me “transgjinorin më të ri në botë”.

Shumë ishin të shqetësuar se Rebeka Bruesehoff kishte ndërruar gjininë vetëm tetëvjecare- megjithëse prindërit e saj përsërisin se ajo nuk kishte nevojë për asnjë operacion dhe se thjeshtë do të thotë se ajo identifikohet si një vajzë.

Prindërit e saj, Jamie dhe Christopher folën me krenari për vajzën e tyre.
Jamie tregon se Rebeka në fillim ka lindur si djalë me emrin “Ben”: “ Rebeka gjithëmonë ka qenë në mospërputhje me gjininë e saj, ajo ka qenë më e përshtatshme me vajzat”, ka thënë ai.

Por kur ajo filloi të rritej shqetësohej po të identifikohej si djalë, dhe me të vërtet nuk shihnim zgjedhje tjetër por të dëgjonim fëmijën tonë. Statistika janë mjaftë të zymta për fëmijët që nuk mbështetën për identitetin e tyre”, ka shtuar ai, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë vajza e bindur që në moshën 10 vjeçare tha: “ Asnjëherë nuk më pëlqente të rrija me djem dhe asnjëherë nuk arrija të kuptoja arsyen, përderisa u bëra tetë vjeçe dhe kuptova se çfarë do të thotë fjala transgjinorë. Në këtë mënyrë unë fillova të deklarohesha se isha transgjinor”, ka thënë ajo.

Por kjo u kritikua shumë nga shikuesit.
Ata “ia lënë fajin” në një farë mënyre prindërve të saj.

Sipas tyre, ajo është ende fëmijë dhe nuk mund të dijë mirë për identitetin e saj.
“Person transeksual në moshën 10 vjeçare? Ajo u identifikua si një vajzë në moshën 2? Si mund të ‘obligohet’ kaq shumë një fëmijë?”, thotë një komentues.

Një tjetër thotë se nga kjo duket se vet prindërit po e shtyjnë atë të bëj ndërrim të gjinisë.
“Duke sikur prindërit dëshirojnë një fëmijë transgjinor… ai/ajo është ende vetëm 10 vjece”, thuhet në koment.