Një vajzë 23-vjeçe ka fituar një konkurs të pazakontë në ekspozitën më të madhe të funeraleve të Japonisë që teston artin e lashtë të veshjes së njerëzve të vdekur.

Rino Terai u shpall si stilistja më e mirë e njerëzve të vdekur duke mundur tre finalistë të tjerë në “Life Ending Industry EXPO 2017”.

Ngjarja feston artin e pastrimit të shpirtrav etë vdekur duke e bërë të ndjerin të duket i bukur sipas fesë japoneze të Shinto.

Pas garës ritual, fituesja tha: “”Unë praktikoja çdo ditë për t’u përgatitur për këtë konkurs. Dhe pyesja veten nëse po e trajtoj të ndjerin me dashamirësi.”

Procesi i veshjes së një trupi, zakonisht vetëm para të afërmve të ngushtë, pastron shpirtin e vdekur para se të shkojë në “botën tjetër”.