Mendohet se deri në vitin 1970, fisi misterioz Korowai i Papuas juglindore, Guinea e Re indoneziane, nuk ishin në dijeni të ekzistencës së ndonjë populli tjetër në tokë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fisi është i njohur për “banesat” e tyre majë pemëve, të dallueshme që ngritën mbi xhungël, të dizajnuara fillimisht për të shmangur sulmet e klaneve rivale që synojnë kapjen e njerëzve për skllavëri ose madje kanibalizëm.

Ata janë thuajse të zhveshur, hanë fruta, insekte dhe kafshë që i sigurojnë nga gjuetia, ndërkohë që mbrohen me heshta dhe harqe si para qindra vitesh. Fotografitë e fisit i cili mendohet se ka rreth 3 mijë anëtarë janë bërë nga fotografja Eric Baccega, pasi vizitës që i bëri këtij fisi.

Siç thuhet më tej, Korowai i përmbahet traditës së vjetër, miteve, rrëfimeve popullore, dhe besojnë se paraardhësit e tyre të vdekur mund të kthehen në vendin e të gjallëve në çdo kohë. Thuhet se disa klane i frikësohen perëndimorëve, pasi nuk i kanë parë kurrë ata dhe të huajt janë quajtur ‘demonët e fantazmave’.

Kontakti i parë i dokumentuar me botën perëndimore ishte kur një grup shkencëtarësh u takua me anëtarët e një klani, në mars të vitit 1974. E në maj të vitit 2006, udhërrëfyesi dhe reporteri Paul Raffaele udhëhoqi një ekuipazh televiziv australian për të takuar këtë fis.

Në një artikull për Smithsonian, Raffaele tha: “Korowai janë ndër shumë pak fise që besohet të hanë mish njerëzor”. “Shumica e Korowai ende jetojnë me njohuri të pakta të botës përtej vendit të tyre. Disa thonë se vrasin dhe hanë shtrigat mashkullore që ata i quajnë “khakhua”. Antropologët dyshojnë se kanibalizmi nuk praktikohet më nga klanet Korowai.