Më shumë se gjashtë nga 10 francezë, 62 për qind shprehen të pakënaqur me punën e Emmanuel Macron gjatë tre muajve të parë të presidencës së tij, sipas një sondazhi të “Harris Interactive” publikuar sot.

Rreth 37 për qind e personave të pyetur mendojnë të kundërtën.

Mbështetësit e Frontit Kombëtar (ekstremi i djathtë, 94 për qind), të Partisë Komuniste dhe Francës Rebele (e majta radikale, 87 për qind) janë më pak të kënaqur me fillimin e kësaj presidence, para mbështetësve të Republikanëve (e djathta, 75 për qind) dhe Partisë Socialiste (PS, e majtë, 57 për qind), shumë më përpara mbështetësve të Republika në Lëvizje, partia e presidentit, 11 për qind.

Reformat kryesore të parashikuara nga ekzekutivi janë gjykuar prioritare nga një pjesë e madhe e francezëve, përcjell Atsh.

Bëhet fjalë për reformën në sistemin arsimor (76 për qind), përmirësimin e jetës politike (74 për qind), unifikimin e sistemeve të pensioneve (72 për qind) apo të reformës së kodit të punës (56 për qind), sipas këtij sondazhi.

Sondazhi u realizua më 8-10 gusht me 994 persona nga mosha 18 vjeç e lart.

Global