Një stuhi e fuqishme e goditi sot pasdite Stambollin, duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme të shiut me breshër dhe bubullima. Sheshi Taksim dhe rrugët përreth janë tërësisht të përmbytura, ndërsa era e fuqishme i rrëmbente automobilat.

Janë përmbytur edhe linja të tramvajit nga periferia e qytetit drejtë qendrës. Në ndërprerje ka qenë edhe qarkullimi në metro.

Qendra tregtare e Stamboll “Eminonju” në bregun e Bosforit, gjithashtu, është nën ujë. Hapësira para tregut egjiptian është i përmbytur, ndërsa uji i ardhur e ka arritur nivelin e detit.

Stuhia ka zgjatur rreth një orë, pas çka ekipet komunale i kanë pastruar rrugët dhe po rikuperohet komunikacioni në qytet.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi se sonte pritet stuhi dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut në bregun aziatik të Stambollit.