Gjithsejt 2.300 euro, 13.000 denarë, dy libreza kursimi në denarë dhe dy libreza shëndetrësie i janë marrë me dhunë shkupjanit S.P. (75) derisa ka hyrë në ndërtesën e vet në rrugën “Kozara”.

Siç kumtoi MPB, vjedhja është kryer dje rreth orës 17, nga personi deri më tani i panjohur, i cili së pari e ka shtyer S.P. me duar dhe pasi që ai ka rënë, ia ka marrë qeset e letrës në të cilat kanë qenë eurot, denarët dhe librezat, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga rënia, S.P. është lënduar në hundë, gjunjin e djathtë dhe në të dy duart.

Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesit dhe për ndriçimin e plotë të rastit.