Një parashutist shtatëmbëdhjetë vjeçar nga Zvicra dje rreth orës 15:00 e ka humbur jetën në zonën e fshatit të Prilepit, Mazhuçishte.

Siç është theksuar në buletinin e policisë, parashutisti D.V.A.H. nga Zvicra për arsye tani për tani të panjohura, ka rënë dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi.