Të paktën një milion qytetarë nga Bashkimi Evropian, të cilët punojnë në Britaninë e Madhe po mendojnë apo tashmë e kanë planifikuar largimin nga ishulli pas Brexit, doli sot nga një sondazh i kryer nga KPMG.

Sipas këtij sondazhi bëhet fjalë për persona shumë të kualifikuar, me mastera dhe doktoratura.

Arsyeja kryesore sipas tyre është fakti që ata nuk ndihen më të mirëseardhur dhe të vlerësuar, pas referendumit mbi ”divorcin” britanik nga Bashkimi Evropian, përveç faktit tjetër që Britania e Madhe nuk është më vendi që i kishte tërhequr dikur, përcjell Atsh.

Shumë prej tyre janë pro Bashkimit Evropian dhe kundër Brexit.