Një majmun amazonian misterioz dhe i pakapshëm është parë për herë të parë pas 80 vitesh.

Majmuni që ka një pamje më ndryshe nga majmunët e tjerë, me qime të zeza, fytyrë tullace dhe këmbë të arta, ishte dokumentuar për herë të parë më 1936.

Një ekip hulumtuesish që kryen një ekspeditë në pyjet e Brazilit më 1956 takuan vetëm majmunë të ngordhur, që do të thotë se Laura Marsh, drejtore e Institutit ‘Global Conservation’, ishte e para që pa një të gjallë.

Ekspertja i tha National Geographic: “U mahnita dhe mezi e bëra fotografinë nga dridhja”, transmeton Gazeta Express.

Majmuni u vërejt duke vrapuar nëpër pemë në katër këmbë. Duke pasur një bisht më të gjatë se majmunët e tjerë, ai lëviz më shumë si një mace.