Pas një grindje familjare, R.B. (26) me thikë i ka shkaktuar lëndime në shpinë bashkëshortes S.B. (23) nga Shkupi.

Sulmi ka ndodhur dje rreth orës 18:20 në rr. “Gvadallahara” në Shkup, në shtëpinë me pronësi të S.H.(65), në të cilën përkohësisht ka qëndruar S.B. me tre fëmijët e tyre minoren.

Siç informon MPB-ja, R.B. ka ardhur në shtëpi dhe kur S.B. ka arritur të ikë në oborr, ai e ka rrëzuar në tokë dhe i ka shkaktuar shumë plagë me thikë në pjesën anësore të trupit dhe në pjesën e gjoksit.

S.B. është dërguar në Qendrën emergjente Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur në KARIL për mjekim të mëtutjeshëm.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Sektorit për punë të brendshme Shkup. Policia e ka privuar nga liria R.B. dhe merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.