Një i panjohur nën kërcënimin me pistoletë ka kryer grabitje të bastores “Sport-lajv” në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup dhe ka marrë rreth 40.000 denarë nga qarkullimi ditor.

Siç citohet në Buletinin policor, grabitja është kryer mbrëmë rreth orës 22:50 minuta, ndërsa e ka denoncuar i punësuari në këtë bastore.

Policia merr masa për gjetjen e autorit.