Një delegacion qeveritar sot në varrezat e qytetit “Butel” vendosi lule në varrezat partizane me rastin e ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë.

“Delegacioni në përbërje Lençe Nikollovska, këshilltare për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujrave e kryeministrit Zoran Zaev , Dragan Jovanov , këshilltar për ekologji dhe Ivana Jordanovska, bahskëpunëtore në Sektorin për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Sektorit për komunikime, së bashku me delegacionet nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes dhe delegacioni nga Statëmadhoria e ARM-së, vendosën kurora me lule në varrezat partizane, si dhe para varreve të presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov.