Moderatorja e njohur dhe shumë seksi shqiptare, Luana Vjollca, ka lënë pas çdo angazhim në punë për të pushuar pak.

Bukuroshja e spektaklit “Pa Limit” ka filluar pushimet dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Pushimet e para prej kohësh”, shkruan Luana sipër fotos, në të cilën shihet se është në aeroplan, por nuk e ka bërë të ditur destinacionin se ku po shkon.

Pas publikimit të këngës ‘Benzina’, Luana ka qenë e angazhuar me disa performanca në vende të ndryshme.