Fundi i operacionit. Juventus ka arritur marrëveshje me skuadrën gjermane Schalke 04 ndërsa Benedikt Howedes pak minuta më parë ka nisur udhëtimin drejt Torinos.

“Sky Italia” raporton se Howedes do të huazohet tek ‘Zonja e Vjetër”, me të drejtë blerje në fund të sezonit,

Sipas “Calciomercato.com”, për sezonin në huazim bardhezinjtë do të paguajë 3.5 milionë euro, ndërsa për blerjen e plotë të kartonit edhe 11.5 milionë euro të tjerë, që në total bëjnë 15 milionë euro.

Ditën e nesërme 29-vjeçari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në klinikën “J-Medical” të Torinos.

Mbrojtësi gjerman cilësohet si zëvendësuesi ideal i Bonuccit dhe gjermani në fund të sezonit pritet të nënshkruajë kontratën e re ku do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2021.