Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot në Sarajevë do të takohet me homologët e tij prej BeH dhe Serbisë, Shemsudin Dediq dhe Branisllav Nedimoviq.

Tre ministrat në takim pritet të definojnë qëndrim të përbashkët lidhur me Rregulloren për kontroll gjatë importit të frutave dhe perimeve që e vendosi Kroacia.

Me Rregulloren e sjellë më datën 15 të muajit të kaluar për vendet anëtare të BE-së shpenzimet për mbikëqyrje inspektuese gjatë kontrollit të importit mbeten 90 kuna, ndërsa për vendet e treta, të cilat nuk janë anëtare të Unionit, do të jenë 2.000 kuna.

Maqedonia javën e kaluar i dërgoi notë Ministrisë së Bujqësisë kroate me të cilën edhe zyrtarisht kërkoi ndalimin e Rregullores.