Gjatë ditës së djeshme janë paguar rreth 46 milionë denarë për kompensimet e dëmeve nga përmbytjet që kanë ndodhur në vitin 2016 në Komunën e Gazi Babës, më saktë për dëmet e serrave dhe për të mbjellat shumëvjeçare, informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski para banorëve të fshatit Hasanbeg.

“Me këtë pagesë janë përfshirë pjesa më e madhe e sipërfaqeve të shkatërruar punuese bujqësore, në bazë të raportit për vlerësim dhe llogari të humbjes së fitimit, llogaria e bimëve bujqësore dhe dëmet e serrave si dhe shumë të mbjella shumëvjeçare nga përmbytjet”, tha Nikollovski.

Informoi se në fazën përfundimtare janë edhe një numër i vogël i sendeve, të cilave u kanë munguar dokumente të caktuara dhe procesverbale jo të plota që vlerësimi të mund të kompletohet dhe të paguhen plotësisht.