Gjashtë mijë denarë shtesë për hektar grurë ose 2 milionë euro më tepër nga subvencionet e deritanishme, një denar shtesë për kilogram elb të dorëzuar, tek blerësit e regjistruar për shkak të dëmeve dhe rendimentet e ulëta nga korrja e sivjetshme, 10 për qind shtesë nga vlera e subvencioneve të deritanishme për kultivuesit e frutave dhe 10 për qind shtesë për hektar bime foragjere për blegtorët, parashikojnë ndryshimet e Programit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural që e miratoi Qeveria e seancës së mbrëmshme.

Siç kumtoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, konform ndryshimeve mbështetje shtesë prej 10 përqindëve për hektar do të marrin edhe 25.000 vreshtarë dhe 15 kultivues të frutave.

“Me këtë drejtpërdrejt u dalim në ndihmë bujqve, ndërsa gjithsej 10 milionë eurot e projektuara për mbështetje do të shkojnë në duart e pemëtarëve të vërtetë, vreshtarëve dhe blegtorëve. Kjo do të thotë mbështetje e prodhimtarisë vendore të ushqimit”, theksoi Nikollovski në konferencën për shtyp.

Ministri informoi edhe se është miratuar propozimi që të sigurohet 10 mijë euro mjete të pakthyera për bujqit e rinj.

Global