Në këto momente, më me rëndësi është që të mbahet qetësia, ndërsa qytetarët të kenë besim në institucionet që janë në terren, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, i cili sot e vizitoi lokalitetin e djegur në fshatin Moranë të Shkupit.

Ai theksoi se është përforcuar komunikimi mes institucioneve me qëllim të informimit me kohë të qytetarëve.

“Institucionet qeveritare, së bashku me përfaqësuesit e Qendrës për menaxhim me kriza dhe NP “Pyjet e Maqedonisë” gjejnë mënyrë për lokalizim më të shpejtë të zjarrit”, theksoi Nikollovski.

Ministri, i cili është anëtar i Komitetit ekzekutiv për menaxhim me kriza, në Moranë ka qenë i shoqëruar nga përfaqësues të Qendrës për menaxhim me kriza.

Global