Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Koxias.

Në takim, siç thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për gjendjen aktuale politike, si dhe për gjendjen me migrantët dhe disa sfida të përbashkëta të kontesktit rajonal.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së është cekur se partia angazhohet për zhvillim të politikës së mirë fqinjësore të bazuar në baza parimore dhe respekt të ndrësjelltë.

Bashkëbiseduesit, mes tjerash, këmbyen përvoja dhe mendime për problemin me migrantët, i cili mbetet sfidë rajonale, intensiteti i të cilit në të ardhmen mund të shkaktojë pasoja për vendet në rajon.