Nicole Kidman është e lumtur që po mbush 50 vjet.

“Vetëm kënaqësi. Thjesht e kam pranuar se kjo është jeta dhe jam shumë shumë e lumtur që po mbush 50 vjet. Mendoj që kjo ndodh kur arrin në një moshë të caktuar, thjesht e pranon dhe ec përpara”, ka thënë ajo për revistën Australia’s Stellar.

“Nuk do të kem një festë të madhe të ditëlindjes, thjesht dua të jem me familjen time. Motra ime ka ardh për vizitë bashkë me fëmijët, derisa me nënën time kam biseduar përmes Skype, më vonë kam shkuar tek ajo në Australi dhe kam pasur një festë të vogël me të dhe me miq të ngushtë, shumë të ngushtë”, ka thënë ajo tutje.

Pavarësisht faktit se ajo po bëhet 50 vjeçare, aktorja ka thënë se po merr shumë punë, më shumë se kurrë.