Barcelona nuk është as afër transferimit të mesfushorit të Nice, Michael Seri

Mediat katalunase dje e kishin bërë punë të kryer transferimin e mesfushorit të Nice, Miachezl Seri për 40 milionë euro.

 Por, Menaxheri Gjeneral i Nice, Julien Fournier ka thënë se ata nuk janë e as që kanë qenë në negociata me Barcelonën.

Ai tha se Seri është i lumtur dhe dëshiron të qëndrojë.

“Ne nuk kemi biseduar me Barcelonën e as që e di se kemi bisedime në ditët e ardhshme. Janë vetëm thashetheme dhe ne nuk kemi vendosur asnjë çmimi për Serin”, tha Fournier për Sport.

“Mendoj se lojtari do të qëndrojë këtë sezon me ne. Është e vërtetë se lojtari është i hapur për oferta, por po ashtu është i lumtur në Nice u kualifikuam ose jo në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”