Nga tetori fillon tarifa e lirë e rrymës, masë të cilën e premtoi Qeveria para zgjedhjeve, kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeverinë në të cilën marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i çështjeve ekonomike Koço Angjushev, si dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Zaev tha se rrymë të lirë do të ketë çdo ditë pune dhe të shtunën nga ora 14:00 deri në orën 16:00, si dhe nga ora 22:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa të dielën mbetet praktika e deritanishme, rrymë të lirë të ketë tërë ditën.

“Realizojmë edhe një premtim të dhënë qeveritar. E kthejmë tarifën e lirë të rrymës. Kjo do t’i kushtojë shtetit tetë milionë euro. Ato para ua kthejmë qytetarëve, ndërsa më shumë do të kursejnë të varfrit”, theksoi Zaev.

Sipas zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, EVN Maqedoni nuk do të marrë subvencion për tarifë të lirë të rrymës, edhe pse pritej, do të shënojë humbje.

“Puna amvisërore e kompanive do të jetë burim i mjeteve. Kursime të tilla veç më janë bërë”, tha Angushev.

Zaev dhe Angjushev theksuan se kjo masë nuk do të ketë ndikim në rritje të çmimit të rrymës dhe nuk nuk ka të bëjë me rregullativën evropiane.