Gjykatat në Maqedoni nga e hëna, 4 shtator do të punojnë prej orës 7:30 deri në 15:30, në vend siç ishte deri më tani prej orës 8:30 deri 16:30.

Vendimin për orarin e ri të punës së gjykatave e solli Këshillit Gjyqësor i RM-së në seancën e mbajtur dje, në pajtim me Vendimin e Qeverisë për ndryshimin e orarit të punës të administratës.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, pas seancës deklaroi se për orarin e ri të punës janë prononcuar edhe të punësuarit në gjykatat. Ai shtoi se Këshilli do të ndjekë se si orari i ri i punës do të ndikojë mbi efikasitetin e punës së gjykatave.