Paulinho është zyrtarisht një lojtarë i Barcelonës dhe ndërsa pritet që lojtari të arrijë në Spanjë.

Për kalimin e tij nga Kina në Barcelona ka reaguar edhe Neymar, ish-lojtar i kataluansëve që këtë verë la klubin për të kaluar te PSG.

“Vëlla, të gjithë suksesin e botës  për ty, shpresoj që të jesh i lumtur siç isha unë”, ka shkruar Neymar në Instagram.

Neymar ka kaluar te PSG për shifrën e 222 milionë euro, ndërsa Barcelona ka paguar klauzolën e Paulinhos në vlerë prej 40 milionë euro.

Paulinho dhe Neymar luajnë së bashku te kombëtarja e Brazilit.